Komisoneri Oliver Varhelyi gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Edi Ramën dhe përfaqësuesin e lartë të BE tha se Shqipëria ka bërë përparim në Reformën e Drejtësisë, por që ka ende për të bërë sa i përket korrupsionit.
Ai ndër të tjera dha lajmin se në shtator do hapen pranimet për Kolegjin Eurpian në Tiranë, teksa tha duhet një ndërtesë e bukur.
Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të japë rezultate, pasi dhe ne kemi detyrime. BE duhet të jetë e gatshme të mbajë premtimet e veta, kur nga ana e vendit kandidat janë mbajtur. Dhe këtë po bëjmë.
Kjo është arsyeja pse kemi hartuar saktësisht planin ekonomik, është shumë e rëndësishme që ta realizojmë atë për të qenë në gjendje të përshpejtojmë zhvillimin e ekonoomike këtu.
Vitet e kaluara shifrat kanë qenë të mira, por duam më shumë. Kemi dhënë 1.8 mln euro grandesh për 40 projekte në Ballkan, por na duhet të shkojmë përtej”, u shpreh ai.
Diskutuam për temat e samitit të kaluar, terminali evropian, gazi i lëngshëm për Ballkanin. Këto zhvillime duhet të sjellin ndryshim në terren, të ndryshojmë realitetet për njerëzit dhe bizneset. Rajoni mund të rritet më shpejt se BE. Shoh angazhim nga qeveria shqiptare, po punojnë pareshtur.
Kryeministri përmendi një element nga bagazhi im. Më njihni, një mik duhet të vijë me diçka. Kemi arritur të gjejmë financime për kampusin e kolegjit të Evropës. Ky është një sinjal i qartë se anëtarësimi është afër. Kjo është arsyeja pse jam krenar të deklaroj se procesi i pranimeve nis në shtator. Na duhet një ndërtesë, një vend i bukur ku Kolegji do të vendoset” tha ai ndër të tjera.
/s.f