Nga Artur Ajazi
Në 32 vitet e fundit, vendi ka njohur shumë kryeministra, kabinete qeveritare, ka njohur edhe disa presidentë. Ka patur dhe shumë lloje modelesh qeverisjesh, kaotike, lindore, perëndimore, arabike apo shpikje të tjera. Por modelin më të duhur dhe më të sinqertë për të qeverisur dhe për të komunikuar në mënyrë perfekte me shqiptarët dhe jo vetëm, e prezantoi në 2013, dhe e ka sot Edi Rama, kryeministri më befasues i 3 dekadave të fundit.
Ti japësh përgjigje çdo partiçke që është opozitare në Shqipëri, apo të merresh me çdo budallallëk që shikon në fallin e filxhanit apo ëndërrave të gjumit të natës opozita e shpartalluar, është humbje kohe, shmangie nga realiteti, lënie pas dore e shumë projekteve dhe punëve të nisura. Shkurt, në rast se bie në “rrjetën” e fallxhorëve të revolucionit, ke harruar pse qeveris, ke harruar ç’ke premtuar dhe ç’punë të mëdha ke përpara. Mbetesh mbrapa pa e kuptuar, dhe bëhesh pjesë e “trenit” të prishur të një politike që ka qeverisur dikur me shumë zullume dhe faje të rënda.
Edi Rama, erdhi në pushtet me një program të padëgjuar kurrë më parë, erdhi për të punuar dhe jo vegjetuar, erdhi për të shembur të vjetrën dhe ngritur diçka të re. E nisi nga kioskat, karrakatinat 5 ose 10 katësh, e vazhdoi me drejtësinë e nxirë nga fajet dhe krimet e saj, po e vazhdon me përmbylljen e pasojave të krizave që e goditën vendin, dhe nuk pranon të bjerë në llumin e akuzave dhe thashethemeve.
Do të ishte idiotësia më e madhe e çdo politikani me mentalitet dhe vizion europianist, të merrej me personazhet e muzeve, ti përgjigjej thirrjeve dhe akuzave të tyre. Edi Rama, ka modelin e tij, dhe nuk ka gjasa të ndalet dhe ndahet prej tij. Kjo ndoshta e ka çuar vendin dhe qeverisjen e tij drejt sukseseve, drejt reformimit të çdo strukture, duke trokitur fort dhe me dinjitet në dyert e Europës.
Askush si Edi Rama, nuk ka arritur të bëjë kaq shumë për vendin dhe fatet e shqiptarëve, sa ka bërë ai. Nuk bëhesh “patriot” apo dhe “shpëtimtar i fateve të vendit”, kur valëvit dhe puth flamurin tënd apo atë amerikan, kur citon dhe mban fjalime patetike për “interesat e kombit”, kur ke shkelur mbi ligjet e vendit, dhe kur ke rrënuar xhepat dhe pronat e shqiptarëve sa ishe në pushtet. Edi Rama ka tjetër model në jetën politike dhe qeverisëse, model që shpëtoi vendin nga kllapia ku e kishte futur politika e kazanit të vjetër. Larg skutave dhe kulisave të mbushura me rrjeta merimangash, Edi Rama hartoi, ndërtoi, dhe zbatoi modelin e tij të tjetërsimit dhe zhvillimit, që sot afro 10 vite pas ardhjes në pushtet, ka rezultuar më i preferuari për të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve.
Sot është koha e konkurrimit me modele të zbatueshme qeverisëse, me hapësira të menaxhueshme të elementëve profesionistë, duke parë gjithmonë nga e ardhmja progresiste,natyrisht pa injoruar çdo vlerë të bukur nga trashëgimia. Por që të arrish deri këtu, duhet jo vetëm të ndërtosh modelin tënd, por edhe ta zbatosh atë.
Ti i dashur opinionist paske lindur njeheresh me rilindjen, ke shume te drejte asnjehere si ne keto 10 vjet nuk ka ikur kush nga Shqiperia (pervec eksodeve te fillim tranzicionit). Me shume te drejte e thua qe ka arritur shume, korrupsioni rekord, largimi i njerezve nga vendi rekord, rruget kane humbur, e ca te them me shume per ty dhe km tend. Ne 10 vjet me shume mundim duke kercenuar se do i bashkohet lindjes mori ftesen per ne BE, ndersa te tjeret sado te keqinj mund te ishin ne 8 vjet u bene anetare te NATOS, dhe liberalizuan Vizat per shqipetaret. Ke shume te drejte se origjina e rilidasve te sotem eshte nga kasollet dhe kaq e kane hapin, te betonizojne si ne kohen e qoftelargut, te lyejne fasada dhe te vene nga nje spiun mbrapa. Te lumte per shkrimin.