“Nëse e fiton Luizi, është një dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”– Kështu u shpreh Krist Aliaj ditën e sotme në “Big Brother Vip”, për fitoren e mundshme të Luizit.
Në fakt, kjo deklaratë e Kristit, nuk iu drejtua vetëm Luizit, por të gjithë popullit shqiptar që ndjek ose jo “BBV.”
Krist Aliaj, i cilësuar shpesh nga opinionistët dhe disa banorë brenda “BBV” si një nga njerëzit “inteligjent” aty, i ka dhënë të drejtën vetes të gjykojë vendimin e një populli të tërë. Pavarësisht “inteligjencës” së tij, me të cilën mburret dhe e mburrin, Kristi (dhe askush tjetër) nuk e përcakton nëse zgjedhja e një pjese të madhe të popullit, është një dështim për vendin.
Koha e ka treguar se shumica ka të drejtë dhe askush nuk e përcakton nivelin e një populli të tërë, vetëm nga preferenca e tyre për fituesin e “Big Brother Vip.” Çdokush ka të drejtë të japë mendimin e tij rreth diçkaje, por nuk ka të drejtë të gjykojë askënd, aq më pak një popull të tërë.
Kujtojmë se Kristi është në nominim këtë javë, së bashku me Luizin dhe Armaldon.
/e.d