Nga Desada Metaj
Në këtë rrugëtim të vështirë të PD vitet e fundit ajo që më çudit më së shumti është egërsia dhe vulgariteti që shoh tek disa analistë, ideologjikisht të majtë që e kanë projektuar çlirimin nga regjimi i Ramës tek foltorja.
Hey çuna… edhe doktori është më koherent se ju në qëndrime. Jam e sigurt që ai vazhdon të mendojë njësoj për ju, përfshirë dhe akuzat personale që nuk jua ka kursyer. Si dishepuj të rinj të foltores mirë është ta ulni pak dozën e zellit se veç mungesës së koherencës kam hall se do dukeni të përdorur. Me gjithë inflacionin e madh që ka pësuar kjo fjalë së fundmi.
Ndërsa mendoni se Ramën mund ta rrëzojë opozita kam një lajm për ju: Rama është shumë i fuqishëm ekonomikisht. Përdoreni mllefin ndonjëherë dhe ndaj atyre që Rama u fal pasuri publike e me tej u mbledh taksën. Për oligarkët e kam fjalën. Për ata që mbajnë median dhe interesat e saj gjallë.
Nuk ua kanë demokratët fajin se Rama ju ka uzurpuar PS. Luftoni dhe merrjani. Bashkë me të dhe pushtetin. Me revolucion apo jo, si të zgjidhni ju! E keni modelin e Ramës në 91, e përzuri doktori nga PD dhe ju mori PS-në.
Tani PD-në se di a ja merrni demokratëve dot me revolucionin sistematik. Demokratët boll halle kanë mbi kokë.
Sa e zgjuar qe je moj moj …….. vajze
Hej Deskë !
Jaraninë si gazetar(uckë) e ke edhe të trashë, tregues i detyrimeve të thella, që ke ndaj KLANIT KAPO të ditëve të sotme – KLANIT BERISHA & Co.
Je shumë diskrete, në lidhje me Temën e këtijë shkrimi, sa përnjëherë të shkon mëndja tek një diçka…. një përdorimshme, mbasi hidhet në kosh të mbeturinave.
Por, ti vetë, je shumë përdormshme nga KLANI BERISHA, sa u bëre edhe shofere e Damir Fazlliçit, nga Rinasi në Tiranë e anasjelltas.
Besoj se kjo, mjafton….