Ndonëse nuk kanë ende një negociatë përfundimtare për koalicionin në zgjedhjet e 14 majit, Nard Ndoka thotë se ai më shumë gjasë do të mbajë emrin e koalicionit të 6 marsit, ‘Shtëpia e Lirisë’.
“Koalicioni besoj do ketë emrin e 6 marsit, jemi edhe duke diskutuar, është një markë që u fut në treg.” tha Ndoka në studion e ABC News, ndërsa theksoi se në këtë koalicion gjithkush duhet të tolerojë pak nga vetja.
“Ka një lloj hapësire për partitë e vogla, nuk shoh pengesa në hartimin e listave në total, gjithkush duhet të tolerojë pak nga vetja. Nuk jemi në kushte normale, opozita është e përjashtuar nga zgjedhjet. Kryeministri ka frikë nga vota e lirë.” u shpreh Ndoka.
/a.r