• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantimi i ONE Albania-marka e re në tregun e telekomunikacionit

by A R
14/03/2023 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kompanitë më të rëndësishme të telekomunikacionit në Shqipëri u angazhuan në një bashkim historik, për t’u bërë ONE, duke prezantuar sot markën e re dhe duke festuar Ditën e Verës, me shfaqjen e dronëve që ndodh për herë të parë në rajonin e Ballkanit.

Marka dhe identiteti i ri i ONE Albania u prezantuan sot, pas bashkimit të suksesshëm të ALBtelecom dhe One Telecommunications. Drejtuesit e kompanisë së re shpalosën misionin dhe vlerat e ONE Albania, e cila është pjesë e grupit hungarez 4iG, që pas blerjeve të saj në sektorin e telekomunikacionit u bë investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Grupi 4iG është gjithashtu i pranishëm në tregun e Malit të Zi , me ambicien për të rritur praninë e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“ONE Albania është këtu për të qëndruar dhe ne si 4iG Group jemi të përkushtuar të investojmë në teknologjinë dhe risitë më të fundit, për ta bërë këtë operator më të preferuarin e shqiptarëve. Vizioni ynë synon të mbështesë inovacionin dhe digjitalizimin, me angazhim të fortë për zbatimin e 5G-së, për t’u bërë lider tregu në shërbimet e teknologjisë së info-komunikimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – tha Peter Fekete, Drejtor Ekzekutiv i Grupit 4iG.

 ONE Albania ka zgjedhur enkas festivalin e Ditës së Verës për të prezantuar identitetin e ri. Marka e re ONE Albania krijon sinergji në treg dhe përfaqëson energji, pozitivitet, lumturi dhe miqësi, vlera me të cilat kjo ditë festohet nga shqiptarët.

“Thirrja e parë në rrjetin fiks dhe telefonata e parë në rrjetin celular në Shqipëri janë realizuar nga kompanitë që trashëguam. Teksa historia jonë e përbashkët vazhdon, sot fillon e ardhmja. Kompania e bashkuar, ONE Albania do mundësojë shfaqjen e parë në Ballkan me një flotë prej pesëqind dronësh, duke përdorur rrjetin tonë celular.” – tha Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv  i ONE Albania.

Përveç prezantimit të markës së re, ONE Albania nisi edhe angazhimet e para konkrete. Gjatë vitit, kompania i është përkushtuar zgjerimit të rrjetit të fibrave optike, duke lidhur 30% më shumë familje në Shqipëri, duke siguruar internet të cilësisë më të lartë. Për konsumatorët e saj celular, ONE Albania ofron 30% rritje të shpejtësisë së internetit për përdoruesit e të dhënave, duke shtuar frekuenca në përdorimin e rrjetit celular. Vëllimi i përgjithshëm i investimeve do të arrijë në 200 milionë euro në 5 vitet e ardhshme dhe do të përdoret në infrastukturën bazë dhe zhvillimet në teknologji, përfshirë 5G.

Rrjeti celular i kompanisë është më i madhi dhe më moderni në Shqipëri, me 1100 stacione mbulimi në të gjithë vendin, me teknologjinë Ericsson, i gatshëm për 5G-në. ONE Albania ofron gjithashtu nivelin më të lartë të sigurisë në komunikim dhe në mbrojtjen e të dhënave për abonentët e saj, në përputhje me standardet botërore. Kompania e përbashkët ka rrjetin më të madh të linjës fikse në vend, me 5,400 km fibër optike (rrjet kryesor dhe ndërqytetas). Ne ofrojmë lidhje me shpejtësi të lartë, deri në 1 Gbit/s përmes rrjetit tonë fibër në shtëpi, që e bëjnë kompaninë një lider mbarëkombëtar të 4 produkteve (4P – rrjet i lëvizshëm, rrjet fiks, TV dhe internet) në treg.

Si dhe vetë slogani “ONE – Për ty”, fokusi kryesor i kompanisë është konsumatori. Drejtuesit e ONE Albania dhe grupit 4iG konfirmuan angazhimin e tyre për investime dhe për vënien në zbatim të  teknologjisë 5G në Shqipëri. Vizioni i ONE Albania është të udhëheqë zhvillimet e fundit në treg dhe të prijë digjitalizimin e vendit, duke i sjellë përfitime shqiptarëve.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

Ornela Bego

Drejtore e Departamentit të Çështjeve të Korporatës

obego@one.al

Rreth ONE Albania

ONE është një markë e prezantuar së fundmi në Shqipëri pas bashkimit të One Telecommunications dhe ALBtelecom. Të dyja kompanitë u bënë ONE Albania që prej 1 janarit 2023. ONE Albania është kompania më e madhe e telekomunikacionit në vend. Si me rrjetin celular 4G+ tepër të besueshëm, ashtu edhe me infrastrukturën fibër, ONE u mundëson abonentëve lidhje në çdo moment dhe kudo në Shqipëri.

ONE është rrjeti celular më i madh në Shqipëri me 1100 stacione mbulimi në të gjithë vendin dhe rrjeti më i madh i fibrave optike në Shqipëri. Me 5,400 km fibër optike në të gjithë vendin, ne ofrojmë  lidhje me shpetësi të lartë deri në 1 Gbit/s përmes rrjetit fibër në shtëpi dhe më shumë se 10 Gbit/s për partnerët tanë ISP.

ONE mundëson nivelin më të lartë të sigurisë në komunikim dhe në mbrojtjen e të dhënave për abonentët, në përputhje me standardet botërore. ONE Albania është porta kryesore në botën e internetit, duke pasur lidhje me fibra nëndetare me Italinë, për të mundësuar lidhjen më të shpejtë dhe cilësinë më të mirë të internetit për vendin. ONE Albania është anëtar i grupit hungarez 4iG.

Next Post
“Donte të vriste edhe djalin tonë”/ Dëshmia tronditëse e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës

"Donte të vriste edhe djalin tonë"/ Dëshmia tronditëse e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

PD: Rama po pengon punën e drejtësisë, po cenon edhe Kuvendin

December 21, 2025
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë

December 21, 2025
Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

December 21, 2025
Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

December 21, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

December 21, 2025
Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

December 21, 2025
Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

December 21, 2025
Pas takimit me më të votuarit/ Salianji takim me strukturat e PD në Durrës, i bashkohen drejtues dhe figura të degës

Partia e Salianjit

December 21, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

December 21, 2025
Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In