Shkëmbim batutash në Twitter, me protagonist klubin e Borussias së Dortmundit. Gazeta katalanase Sport shkruante në Twitter një lajm për Gundogan, një nga lojtarët më të kërkuar aktualisht. Sipas lajmit, mesfushori i kishte komunikuar Barcelonës se do të shkojë te Manchester City, duke dhënë edhe linkun për detajet. Borussia i përgjigjet komentit: “Me të vërtetë? Do ta kishim marrë vesh, apo jo? E vërteta është që ne nuk dimë asgjë”.