Policia italiane ka arrestuar 28 person si pjesë të mafies kalabreze, e njohur me emrin ‘Ndragheta. Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar, i quajtur Ismail Ferizi, ndërsa 27 persona e tjerë janë italianë.
Operacioni u finalizua pas 5 vite e gjysmë hetime dhe informacionit të dhënë nga një anëtari të grupit mafioz nga Kalabria.
Prokurorët thanë se një nga anëtarët e ‘Ndraghetas kishte rrëfyer për aktivitetin kriminal të grupit në vrasje, trafik drogë dhe zhvatje.
peracionin që zgjati disa orë ishte shtrirë në provincën e Lombardisë, Milano, Monza si dhe në Brianza, Varese, Pavia dhe Como gjithashtu në Kalabri dhe Pulia.
Hetimet nisën në dhjetor të vitit 2012, pas një përplasjeje me armë për shkak të mosmarrëveshjeve për trafikun e drogës. Në atë vit u sekuestruan 200 kg kokainë dhe marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria dhe Holanda.
Nga përgjimet, mes bisedave përmenden dhe shumë shqiptarë me të cilët ‘Ndragheta kishte lidhe për trafikimin e marijuanës nga Shqipëria në Itali. Sipas policisë, mafiozët italianë kishin ngritur plantacione të drogës në Shqipëri.