Qani Xhafa, deputeti i ardhshëm i PD që do të zëvendësojë Luçiano Boçin në Kuvend është liruar nga qelia. Ai ishte në pranga prej një aksidenti rrugor që u shkaktua se ishte në gjendje të dehur. Në një postim në Facebook, Xhafa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Mirëmbrëma të gjithëve! Duke marrë shkas nga lajmet që qarkullojnë në portale dhe nga mesazhet që më keni dërguar Ju informoj se ndodhem në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore!
Ju falenderoj për interesimin dhe Ju uroj gjithashtu Gëzuar Ditën e Verës!” – shkroi Xhafa.