Atentati në “Don Bosko” me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve kishte si shënjestër Fation Muratin, person me precedent penal.
Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisioni n Top Talk tha se Fation Murati është i lirë për faj të gjyqtarëve.
Ajo theksoi se ai duhej të ishte në burg për veprat penale që kishte kryer, ndërsa nuk ndodhej në shtëpi edhe pse ishte me masën “arrest shtëpie’.
Hoxha: Kemi dy vendime që i transmetuam edhe në edicionin e lajmeve që tregojnë se drejtësia dhe institucionet shqiptare nuk bëjnë një punë hetimore, por vetëm i gërvishtin anëtarët e grupeve kriminale, vetëm në momentet e para ideklarojnë sa për sy e faqe për mediat si njerëz të rrezikshëm, por secili prej tyre jep një kontribut të devotshëm që këta të dalin jashtë. Njëri vendim tregon se Fatjon Murati ka rrezikshmëri të lartë shoqërore për këtë arsye duhet lënë në arrest me burg, vendimi tjetër konsiston se për individin nuk provohet prezenca e rrezikshmërisë së veçantë, është i parrezikshëm thotë gjykata, madje thotë se arma me të cilën ishte arrestuar nuk ishte kryer asnjë ngjarje kriminale me të, duhej të shkonte të shtëpi të kujdesej për nënën e tij, këtij shtetasi iu vendosën nën sekuestro pasuritë e tij, në ato pasuri të vendosur nga shteti ka ndodhur një ngjarje, është nën mbikqyrje3n e agjencisë, administrohej nga agjencia. Në datën 7 mars 2023 pasi doli me arrest shtëpie ai doli për veprën e armëmbajtjes ai qëndroi 3 muaj për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kemi qytetarë që kapen me shkopa bejsbolli për shkak se quhet armë e ftohtë qëndrojnë në paraburgim. Me punën aspak të mirë të policisë dhe vulën gjykatën ai duhet të japë llogari, burgjet i kemi të mbushura me qytetarë që nuk kanë bërë vepra. Ky person shkon në arrest shtëpi e kontrollohet dhe pesë ditë më vonë nuk gjendet më në shtëpi./ Top Channel
/e.d