Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për atentatin e mbrëmjes së djeshme në “Don Bosko”, ku humbi jetën një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë brenda një lokalit të Fatjon Muratit.
Lala përmendi konfliktin e Muratit me Ervis Martinajn dhe vrasjet e 13 miqve të bosit të lojërave të fatit
Sipas saj, kjo është edhe një nga pistat që po heton drejtësia për ngjarjen e mbrëmshme.
“Fatjon Murati dhe miqtë e tij sigurisht që ruheshin, sepse grupi kishte përplasje të forta me Ervis Martinajn. E dimë që Ervis Martinaj humbi 13 miq të vrarë. Policia është duke hetuar këtë pistë të përplasjeve sepse kishte disa aleanca dhe grupime. Për sa kohë nuk është hetuar çfarë mund të pritet? Ishte një revansh ndaj grupit dhe vetë Ervis Martinajt. Por sa kohë një prokurori heton një ngjarje dhe njëra një tjetër atëherë do përballemi me situata të tilla”, tha gazetarja.
/e.d