Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po pengon politikisht regjistrim e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhore për vendoret e 14 majit.
Në një reagim në Twitter pas vendimit të KAS lidhur me kërkesën ankimore të bërë nga grupimi në të cilin Bardhi bën pjesë, deputeti demokrat i bën thirrje Celibashit që të shprehet menjëherë për kërkesën e bërë nga PD.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.
Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!
Gazment Bardhi në Twitter
Kujtojmë se në seancën paraprake, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mos pranojë ankimimet e grupimit Alibeaj dhe “Rithemelimit” për regjistrimin e Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 14 majit.
/a.r