Rreziku i sulmeve terroriste në Europë është aktualisht më i larti në më shumë se 10 vitet e fundit. Alarmin e dha kreu i Europolit, Rob Ueinrajt gjatë një interviste për të përditshmen gjermane Nojen Osnabryker Cajtung. Duke iu referuar të dhënave të institucionit që drejton, Ueinrajt tha se deri 5 mijë shtetas europianë janë rikthyer në vendet e tyre kohët e fundit, pasi janë stërvitur në kampet e Shtetit Islamik në Irak e Siri për të kryer akte terroriste. Madje numri i tyre vjen gjithnjë duke u shtuar. Qëllimi është që gjatë sulmeve të shkaktojnë sa më shumë të vrarë mes popullsisë civile dhe sa dëme të konsiderueshme materiale.