• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazi: Kosova duhet t’i luajë mirë kartat përballë Serbisë, momenti për gjithpërfshirje, jo për sfida partish

by S M
12/03/2023 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interviste e ambasadorit Zef Mazi, ish-Kryenegociator i Shqipërisë për integrimin Europian.

Pyetje: Zoti Mazi, ju jeni shprehur skeptik për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Çfarë mendoni për një lloj miratimi, në parim, nga Kosova për këtë propozim, dhe mospranim nga Serbia?

Përgjigje: I kam analizuar me kujdes nenet e propozimit franko-gjerman. Kam shënuar doza presioni të madh, në rritje, deri në skajin e pakuptueshmërisë, dhe tone kërcënuese, ultimative, ndaj Kosoves që ajo ta pranojë atë dhe të marrë vendim për zbatimin e marreveshjes, duke filluar me krijimin e asosacionit.

Presionet ndër miq janë të dëmshme. Këtu hyn edhe „kapeni trenin se iku“! Ato janë të papranueshem, pavaresisht nga bëhen. Përse shkohet deri në përdorim të një gjuhe ultimative?! Sepse qëllimi, interesi ushtarako-strategjik u arrit, interesi tek territori, se ai duhet, u arrit. (Është më lehtë t’i bësh presion më të dobëtit!) Sepse tani interesi fillon të shvendoset; tjetërkund ka potenciale, atje duket ka interesa gjeo-strategjike më të medha tani, dhe vazhdohet të merret me të mirë, t’i plotësohen dhe tekat mitike, të paqëtohet.

Integriteti dhe dinjiteti as nuk blihen, as nuk shiten. Ato janë virtute, mbrohen dhe përdoren kurdo. Sjellja, etika, kujdesi, duket se merren për dobësi. Ashtu siç na flitet direkt, hapur, ashtu është mirë edhe ne të flasim direkt, hapur.

Te pyetja juaj: plani franko-gjerman mund të jetë një bazë e mire për të ecur më tej. Për mua, propozimi paraqet probleme në një numer nenesh. Shkurt:

Janë problematike terminologjia e perdorur, kuptimi i formulimeve, disa që në premabule, dhe „vete-vendosja“; „integritetit territorial”, “thellimi i bashkepunimit”, “vete-anullimi para krijimit”  “post ne qeveri”, “zhvillimi i Kosoves i varur nga Serbia”, jo „kryesim“ (lajthitje nga BE?!), „njohje eventuale“ – kjo fjalë e fundit i ven pikëpyetje të madhe njohjes, si dicka „eventuale“, që do të thotë se „njohja mund të mos ndodhë kurrë“.

„Asosacioni i pakices serbe“: i qëndroj mendimit që kam shprehur më parë. Është jo pak problematik. Retorika që përdoret për t‘a justifikuar atë nuk është bindëse. Sa më shumë theksohet, aq më shumë dyshohet! Celësi është nëse ajo ka të bëjë me ndarje territori apo jo, apo me rrugën për të arritur atje, ose edhe me keq: se sipas formulimit, ajo lloj “ndarje” do përfshinte edhe Prishtinën me rrethinat e saj. Pra, mos bëhet fjalë per një shtet brenda një (jo-)shteti?! Sepse Kosova ende nuk është bërë subjekt i të drejtës ndërkombëtare, nuk është anëtare e OKB-së.

Për mua e gjithë paketa ka probleme, ndonëse është bazë e mirë për të punuar me tej, për ta rishikuar atë. Kështu do të sigurohet që të vihet në qendër ajo që është kryesore; të vihet fokusi ku duhet, të afrohen pozitat që të arrihet njohja, duke e pasur njohjen në qendër. Kështu do të përfundojë kalvari 15-vjecar i tensioneve dhe bisedimeve. Akrobacitë semantike janë për të bindur fillestaret në këtë fushë.

Pyetje: Presidenti Vucic ka bërë disa deklarata për atë propozim dhe cështjen e njohjes. Shtypi i ka pasqyruar disa prej tyre. Keni koment për to apo për BE-në?

Përgjigje: Vucic ka deklaruar publikisht se nuk bëhet fjalë për njohje, ajo nuk do të bëhet, ai nuk e tradhëton Serbinë. Ai ka thënë se nuk do ketë as anëtarësi në OKB, lexo, ajo do vijojë punojë fort kundër anëtarësisë të Kosovës në OKB. (Shto edhe mundesinë e vetos ruse dhe kineze.) Vucici i ka përjashtuar që në krye të herës të dy ato opsione thelbësore, sepse e din mirë që ato ashtu janë. Për cka bëhet fjalë atëhere, nëse këto dy cëshjte thelbësore lihen jashte?! Ndërkohë, Kosovës i kërkohet të bëjë lëshime, sipas meje, edhe jo të mira!

Në BE nuk ka unitet për një numër cështjesh. Dasitë duket se thellohen. Retorika për unitet është si mbulesë për cka mungon. Aty ku duket se ka unitet, ai është i sforcuar, si i imponuar. Uniteti i imponuar nuk është unitet!

I qëndroj mendimit se ndërmjetësi i posacëm i BE-së në bisedime dhe Përfaqësuesi i Lartë i Politikës të Jashtme të BE-se kanë konflikt të madh interesi lidhur me Kosovën. Nuk mendoj se duhet ta vijojnë këtë punë me Kosovën. Vendeve nga ata vijnë nuk e njohin Kosovon dhe nuk ka asnj shenjë se kur mundet ta njohin Kosovën. Edhe për këtë cështje nuk ka unitet në BE. Janë pesë shtete anëtare që nuk e njohin! Deri kur do vijohet kështu? Kjo përben ndihme direkte për Serbinë dhe politikën e saj ndaj Kosovës.

Pyetje: Si e shihni se do të ecin negociaatat?

Pergjigje: Palët në negociata nuk janë të barabarta juridikisht dhe politikisht. Që të jenë të barabarta, së pari, duhet që palët të njohin reciprokisht njera-tjetrën. Kjo është pika thelbësore politike. Këtu fillon gjithçka. Kjo do i bënte palët në tryezë të barabarta politikisht dhe juridikisht. Pas kësaj, të gjitha të tjerat ecin më butë, më rrjedhshem. Njohja, nëse nuk ze vend qëndror në çdo propozim, apo marrëveshje, mund të mos vijë kurrë! Kjo është nyja gordiane. Ajo duhet këputur.

Insistimi i Vuçiçit për Asocacionin ka marrë përparësi. Ai e ka vënë si kusht themelor. Është krejt e lexueshme përse, ritheksuar më lart. Serbisë, jo Kosovës, i duhet bërë presion i madh që ajo të ndryshojë dispozitën kushtetuse për Kosovën, që figuron si pjesë e Serbisë. Nëse nuk bëhet kjo, dje, sot, tani, dispozitat kushtetuese do të perdoren si argument pengese nesër, në çdo rast dhe ndaj cdo propozimi.

Mospranimi i propozimit franko-gjerman nga Vuçiçi është lëvizje taktike, që Serbia të qetesoje situatën e brendshme dhe të nxirren sa me shume koncesione të tjera nga Kosova.

Ka vite që, me karta shumë të mira në dorë, Kosova duket se nuk ka luajtur mire. Serbia me karta të këqija në dorë, ka luajtur mire dhe vazhdon të luajë. Sepse nuk i behet presioni i duhur, me forcen e duhur dhe kjo merret si përkrahje.

Ndërkohë Kosova duhet ta kapë momentin aktual, me një politikë e vendimmarrje gjithëpërfshirëse mes faktorëve më rëndësishëm të shoqërisë kosovare. Është koha kur stemat partiake dhe simbolet e njërit apo tjetrit krah, kanë vetëm vlerë relative. Dialogu me Serbinë dhe statusi i ardhshëm final janë një sfidë që kërkojnë kontributet e gjithsecilit, jo përplasje partish e individësh, cilëtdo qofshin ata.

Next Post
Aksident i frikshëm/ Makina kthehet përmbys në mes të rrugës në Fier

Aksident i frikshëm/ Makina kthehet përmbys në mes të rrugës në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In