Mbi pesëqind persona kanë përshëndetur për herë të fundit Eralda Spahillarin, 19-vjeçaren që humbi jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 4 marsit në Itali.
Ceremonia mortore u bë bashkë me atë të Barbara Brotto, e cila humbi jetën në të njëjtin aksident.
Arkivoli i bardhë i së resë, i mbuluar me trëndafila u transportua në gjimnazin ku e reja studionte nga familja e saj dhe nga babai i Mikele Tatanit, i dashuri i Eraldës i cili drejtonte BMW që u përplas teksa ecte me shpejtësi 140 km/h.
Pas funeralit u lëshuan tullumbace për viktimën tjetër të aksidentit, 17-vjeçaren Barbata Brotto.
/s.f