Kërcënimi për demokraci ka mbledhur qindra mijëra izraelitë kundër qeverisë duke organizuar një ndër protestat më të mëdha që vendi ka parë ndonjëherë.
Shkak i protestës janë disa ndërhyrje në ligj nga qeveria e cila synon të riparojë sistemin gjyqësor për të frenuar fuqinë e gjykatave dhe vendosur një ekuilibër mes saj dhe qeverisë.
Ky pretendim nuk është pranuar nga shoqëria civile dhe është konsideruar se dëmtim i demokracisë në vend.
Opozita izraelite e ka konsideruar këtë ‘kryengritje qytetare’ si kriza më e madhe e Izraelit.
Në të njëjtën kohë ka pasur një rritje tensionesh dhe dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Trupat izraelite kanë vrarë tre palestinezë të armatosur me pretendimin se kishin qëlluar në një postë të ushtrisë izraelite.
Zyrtarët palestinezë nuk kanë komentuar mbi incidentin.
Të shtunën, organizatorët e protestës thanë se rreth 500,000 demonstrues dolën në rrugë në të gjithë Izraelin, në atë që gazeta Haaretz e quajti ” demonstrata më e madhe në historinë e vendit”.
/a.r