Këngëtari Endri Prifti ka bërë një rrëfim ndryshe dhe tejet personal. Ai në një intervistë në “Një gotë rose” për MCN, ka treguar se ka rreth një vit pa takuar djalin e vogël. Ai tha se për shkak të disa proceseve të tij dhe për shkak se ligji nuk ekziston, ka një vit pa e takuar djalin e vogël.
“Jam shumë i lidhur me djemtë. Dashuria për ta është e pashpjegueshme. Kanë 9 vjet diferencë me njëri-tjetrin. Por ka një problem. Djalin e vogël kam një vit pa e parë. Është hera e parë që e them. Na i kanë mbyllur të gjitha.
As unë, as Sebastiani s’e kemi takuar. Sipas ligjit një herë në javë duhet ta marr unë, por këtu miqësia e këto që ndodhin në këtë vend, t’i marrin të gjitha. Të marrin dhe fëmijën. Dhe këtë s’e kisha menduar”, ka thënë ai./m.j