Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se qeveria shqiptare është një qeveri e pashpirt dhe mizore.
Komentet Meta i bëri nga Kuçova, ku prezantoi kandidatin e “Primareve” për Këtë bashki, Lefter Maliqin.
Meta tha se Rama ka vënë dorë edhe te buka e fëmijëve dhe sipas tij, qeveria ka për qëllim të dekurajojë njerëzit që punojnë dhe kërkojnë të zhvillohen.
“Ndërkohë 430 milionë euro vidhen dhe shpërdorohen në vend që të ktheheshin në kopshte e çerdhe për vendin. Kur ky korrupsion ndodh në Tiranë, në Durrës ku janë mediat, po këtu në Kuçovë çfarë ndodh? Kemi një kandidat me energji nukleare, siç është Lefter Maliqi. Ai do i kthejë shërbimet e tij në punë për komunitetin. Kemi në Berat një kandidat tjetër që do të fitojë, doktor Zija Ismailin. Jam i bindur që Elbasani mezi pret të shikojë një debat mes kanididatit të rilindjes dhe Luçiano Boçit.
Elbasani njihet si Elbasani i bandave të rilindjes, pasi vetëm përmes bandave rilindja e mban pushtetin. Të gjithë duhet të shfrytëzojnë të drejtën e votës për ta përzënë rilindjen një orë e më parë, përpara se ajo të përzërë fëmijët shqiptarë. Shikoni statistikat, Shqipëria është para Indisë që ka 1 miliard banorë, para Pakistanit dhe para çdo vendi tjetër. Kosova i ka pagat e mësuesve dy herë më të larta se ne. Kosova jep shumë herë më tepër për bujqësinë e blektorinë që të mos largohen njerëzit nga vendi. Jami shumë më pas edhe nga vendi i Lukashenkos për paratë që jep qeveria për dijen, për Startuppet etj. Ku është Kuçova e yjeve të futbollit shqiptar.
Ku është Kuçova që fitonte me ekipet e kryeqytetit. Ku është Kuçova që bënte gola, të atyre metajve, po nuk ishin kushërinjtë e mij. E ka fajin Saliu thonë që mbillte ullinj, se duhet të mbillte drogë edhe Saliu, atë kishim mangut. Në vend që të japin fonde nga AZHBR për të mbështetur bizneset dhe për të eksportuar jashtë, ky ka vetëm një qëllim, si ti dekurajojë njerëzit të punojnë dhe të zhvillohen. Pse është molla e Korçës më e shtrenjtë këtu dhe në Tiranë sesa në Prishtinë? Sepse ky është vend i oligarkëve. Këtu është një qeveri e pashpirt dhe mizore. Ka vënë dorë edhe te buka e fëmijëve. Rama ik buçet në zëmrat e çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot.
I përzuri gjithë socialistët e ndershëm nga forumet e partisë, por tani nuk dëgjon dot fjalë kundër edhe në Parlament. Mirë që hyri Lefteri atje 2 vite dhe i tmerroi të gjithë. Ndaj të gjitha votat për kandidatët tanë të mrekullueshëm për kandidatët tanë të primareve. Të gjitha votat për Lefter Maliqin, Zija Ismailin, Belind Këlliçin dhe të gjithëve kandidatëve të primareve”, u shpreh Meta./m.j