Pikërisht në Ditën e të Dashuruarve, Kanye West ka shkruar në “Twitter” se është në borxhe të mëdha dhe e ka lutur Mark Zuckerberg-un për ndihmë. Mirëpo, bashkëshortja e tij Kim Kardashian nuk e ka këtë problem, pasi ajo paratë e veta i mban ndaras nga Kanye.
Dhe po të mos e kishte bërë këtë Kim, atëherë biznesi i keq i burrit të saj do të ndikonte edhe në xhirollogarinë e saj dhe do të ishte mëkat që shkaku i burrit t’ia refuzojnë kartelën e kreditit. Dhe jo vetëm që Kim fiton më shumë, por i tërë brendi i saj është ndërtuar në bazë të pasurisë së saj marramendëse.
Burime të afërta me çiftin thonë se Kim ka refuzuar ta ndihmojë burrin e saj financiarisht, kjo pasi ai nuk e kishte dëgjuar kur kishte investuar.