Kryeministri Hungarezm Viktor Obram ka paralajmëruar se mundësia që lufta në Ukrainë të kthehet në një konflikt global sa vjen e po rritet. Siç raportojnë edhe mediat e huaja, udhëheqësi i Hungarisë kritikoi kryeqytetet perëndimore dhe akuzoi aleatët e Ukrainës për nxitjen e një konflikti për shkak të interesave ekonomike.
“Bota nuk ka qenë kurrë kaq afër, me një luftë lokale duke u kthyer në një luftë botërore. Mundësia e kësaj po rritet dita ditës”, tha ai.
Kryeministri hungarez tha gjithashtu, pa dhënë prova, se partnerët e Kievit mund të dërgojnë trupa për të ndihmuar Ukrainën, e cila po lufton kundër pushtimit në shkallë të plotë të presidentit rus Vladimir Putin.
“Ne jemi shumë afër, për mendimin tim, që të vihet në tryezë si propozim serioz për aleatët – ushtarët e vendeve aleate me Ukrainën – të kalojnë gjithashtu kufirin,” tha ai.
Orban, i cili ka ushqyer një marrëdhënie të ngushtë me Kremlinin gjatë dekadës së fundit është kritikuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit gjatë vitit të kaluar për promovimin e një narrative të stilit rus mbi luftën.
/s.f