Një granatë dore është hedhur në oborrin e një banese në fshatin Bulgarec të Korçës.
Policia njoftoi se bëhet fjalë për një shtëpi të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë.
Uniformat blu shprehen se është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
/e.d