Nata e Europa League nuk ka shfaqur surpriza të mëdha dhe kryesisht ekipet e mëdha kanë shfrytëzuar efektin e fushës mike.
Roma fitoi në Olimpico me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të El Sharawi dhe shqiptarit Marash Kumbulla në fundin e ndeshjes.
Bayer Leverkusen fitoi me të njëjtin rezultat ndaj hungarezëve të Ferencvaros, ndërkohë që bashkëkombësit e Union Berlinit nuk shkuan më tej se një 3-3 spektakolar me Unionin belg, atë të St. Gilloise.
Pas turpit me Liverpul, Manchester United merr veten duke fituar lehtësisht 4-1 ndaj spanjollëve të Betis.
Juventusit i mjaftoi një gol i gol i Di Maria për të mposhtur Friburgun, ndërkohë që Sporting Lisbona dhe Arsenal barazuan 2-2.
Barazim 1-1 edhe për Shaktiarin ukrainas kundër Feyenordit finalist në edicionin e Conference League që u zhvillua në Tiranë, ndërkohë që mbyll përmblidhen fitorja e qartë e Sevilla ndaj Fenerbahce, me spanjollët që triumfin final në këtë turne e kanë tmerrësisht të shpeshtë.
/a.r