Ka një problem të rëndë në komunikimin mes Berishës dhe atyre që i kanë mbetur pas gjatë këtij procesi shpartallues për PD. Në gjithë retorikën e Berishës për mos dorëzimin e vulës, për mos diskutimin që ai do ishte PD zyrtare në zgjedhje dhe aq më tepër në kërcënimin që “po të donin le të guxonin” t’ia hiqnin vulën Berishës, ekipi i ngushtë i tij, i cili është pasuruar me vajza që dalin në foto të qeshura dhe burra që dalin të zymtë sikur i pret lufta, ka një problem serioz që nuk e ka pas stafi i vjetër i mësuar me Berishën.
Këta, ndryshe nga të mëparshmit, besojnë çdo gjë që thotë Berisha, dhe kur atij i duhet të bëjë gjoja. Pra ata besojnë vërtet që Gjykatës nuk ja mban t’i heqë vulën, që KQZ nuk ja mban të mos e regjistrojë dhe që Edi Ramës nuk ja mban të zhvillojë zgjedhje pa Saliun.
Në fakt, në shkollën e tij politike Berisha është gjithnjë jo shpjegues për stafin e tij, pasi ai mendon se ata e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë do ai, ndërsa ai ka për detyrë të flasë për turmat idiote.
Njerëzit e mëhershëm të Berishës pranë tij, kur Berisha fliste që s’do marrim pjesë në zgjedhje, merrnin masa për zgjedhje, kur thoshin që gjykata nuk guxon të dalë kundër nesh, merrnin masat që e kishin gjykatën kundër dhe mbi të gjitha, kishin një plan B mbi taovlinë.
Tani idiotët që ka këshilltarë juridikë e politik dhe që e mbajnë veten për koka të mëdha të drejtësisë në Shqipëri, në vend që të bënin punën që u takon si këshilltarë gjakftohtë, kanë bërë deri tani punën e idiotëve që duhet të dëgjojnë Berishën në Foltore dhe akoma më keq, kanë besuar gjithë gënjeshtrat që Berisha nuk i beson vetë.
Dhe fare papritur Berisha dhe partia e tij janë mes katër rrugëve. Nuk kanë parti zyrtare dhe nuk kanë marrë asnjë masë të kenë një logo rezervë për fushatë. Mund ta kishin bërë.
Kanë marrëveshje formale me Ilir Metën që ai të mbështesë kandidatët e tyre dhe vetë të regjistrohet më vete, se i duhen vota për këshillat bashkiakë. Ka paraqitur dhe listat. Tani nuk regjistrohen dot as me atë.
Duhet të formojnë një koalicion me së paku dy parti që kanë deputetë në Kuvend, dhe teorikisht kanë tre kandidatë, Vangjel Dulen, Agron Dukën dhe Fatmir Mediun.
Të tre e kanë refuzuar.
Mbrëmë në mesnatë shpërndanë mesazhe për degët të fillonin t’i regjistronin kandidatët si të pavarur, por sot në mëngjes u kujtuan se ka kaluar koha.
Teknikisht nëse nuk u thyet zemra tre kryetarëve që kanë parti me deputetë, Sali Berisha është jashtë zgjedhjeve.
I vetmi shans është dera e hapur e Enkelejd Alibeajt për t’i regjistruar kandidatët e primareve me siglën e PD. Kjo do ishte dhe një lloj pajtimi i madh i PD, por shkatërrimi i madh personal i Sali Berishës.
Dhe siç e dimë të gjithë, Berisha më mirë shkon drejt e tek Edi Rama se sa të dorëzohet tek armiqtë e tij për të cilët ka dalë në rrugë.
Tani gjithë debatin sot bën sikur e ka me Celibashin, edhe pse i gjori kryetar i betohet që është me shpirt e zemër me të, por s’ka çfarë t’i bëjë ligjit, një shprehje publike e pazakonte e dashurisë së një kryetari KQZ në detyrë.
E gjithë kjo tregon thjesht se kush është Sali Berisha dhe në aspektin praktik. Një njeri i çorganizuar, me një tufë idiotësh rreth vetes që bëjnë si mendimtarë, dhe që nuk dinë as rregullat elementare të regjistrimit në zgjedhje dhe mbi të gjitha, që besojnë vërtet se Sali Berisha në këtë vend mund të bëjë çfarë të dojë, nga ato që thotë.
Sot ata kanë rastin të shikojnë që Sali Berishën nuk e pyet askush në këtë vend, madje as Gon Duka, që Celibashi mund ta ndihmojë vetëm duke bindur kunatin e vet Mediun ta marrë në koalicion dhe se shpëtimi i vetëm i tij do të ishte që këshilltarët e vet të merrnin masa me qetësi, që të mos ngelej jashtë zgjedhjeve, duke pasur një plan të tyre.
Ata tani janë të çuditur si nuk u ka thënë Berisha që ato broçkullat që thotë dhe bën si i fortë, i ka për idiotët, jo për ata. Kurse Berisha është i çuditur se si nuk e kanë kuptuar ata që nuk duhet të konsumojnë ushqimin e tij për idiotët e Foltores. Në fakt atyre u ka shijuar si gjithë idiotëve, ndaj e kanë ngrënë.
Kur kujtohet i dhjeri me mut, për tu larë, ka mbaruat uji, kështu që, tërbon dyrnjanë me erën e rëndë duke i u larguar të gjithë sikur të ketë sëmundjen ngjitëse të zgjebes.