Duket se kalimet me gomone nga Franca në drejtim të Anglisë janë një ‘metodë’ e vjetër për emigrantët ilegalë.
Teksa masat e dy qeverive shtrëngohen çdo ditë e më shumë për gomonet e emigrantëve të paligjshëm, këta të fundit kanë një taktikë të re, skafet.
The Sun shkruan se skafet po përdorën teksa Franca po investon miliarda euro çdo vit për të ndihmuar në rregullimin e politikave të emigrantëve të paligjshëm.
Në një video ‘reklamë’ të publikuar në Tik Tok, tregohet anija pranë bregut me pasagjerë dhe ‘premtohet’ që udhëtimi do të zgjasë deri në 45 minuta.
The Sun shkruan se një total prej 45,755 azilkërkuesish kaluan Kanalin me anije të vogla vitin e kaluar, me gati gjysma nga Shqipëria dhe Afganistani.
Ndërkohë, Forcat Kufitare kanë kontrollin operacional të Kanalit për të frenuar kalimet, me drone, varka, radarë dhe kamera të reja që përdoren për të gjurmuar anijet në ujë dhe për të identifikuar ata që i pilotojnë ato.
“Bandat kriminale janë të etur për t’iu shmangur autoriteteve.Krahas masave të reja të shpallura nga Kryeministri, Forca jonë Kufitare dhe operacioni i përbashkët që punon me Francën duhet të përmirësojë lojën e saj dhe të qëndrojë një hap përpara. Shansi më i mirë që kemi për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë efektive është ndalimi i anijeve që largohen nga Franca në radhë të parë. Autoritetet duhet të jenë vigjilente ndaj këtij kërcënimi të ri dhe të çmontojnë bandat e mjerueshme që qëndrojnë pas tij.“– është shprehur deputeti konservator Scott Benton.
“Duke udhëtuar me varka më të mëdha dhe më të forta, shqetësimi është se ata mund të mbërrijnë në MB përtej rrugëve të zakonshme, duke e bërë edhe më të vështirë zbulimin.”– tha Alp Mehmet , kryetar i Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Postimet që promovojnë rrugë të paligjshme për në MB po vënë në rrezik jetën e njerëzve të cenueshëm dhe po financojnë bandat e liga kriminale”- tha një zëdhënës i qeverisë.
“Ligji i Migracionit të Paligjshëm do të ndryshojë ligjin në mënyrë që njerëzit që vijnë në MB ilegalisht të mund të ndalohen dhe më pas të kthehen me shpejtësi në një vend të tretë të sigurt ose në vendin e tyre të origjinës”– janë këto paralajmërimet që vinë nga Britania për emigrantët.
Kryeministri Rishi Sunak do të udhëtojë nesër në Paris për të takuar presidentin francez Emmanuel Macron , i cili do të kërkojë që të rriten inspektimet në plazhet pranë pikave të kalimit Calais dhe Dunkirk. Sunak zbuloi këtë javë Projektligjin e tij për Migracionin Ilegal , i cili synon të ndalojë emigrantët të kërkojnë azil ose të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëse mbërrijnë ilegalisht./ Top Channel
/e.d