Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume tha në emisioni Now në Euronews Albania se gjyqi për vulën e PD mund të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.
Sipas Kumes efektet e kësaj krize brenda PD do të ndihen më shumë në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.
“Nëse kërkojë ta gjejnë zgjidhjen në dyert e gjykatave, s’kanë për ta zgjidhur kurrë. Efektet, nëse nuk kërkojnë të gjejnë rrugë të tjera dhe do mbeten në gjykata, do ndihen në zgjedhjet e 2025, sepse zvarritja do jetë e madhe. Zgjidhjen duhet ta gjejnë mes vetes, të zihen sa të duan nuk e zgjidhin dot, nuk e mundin dot njëri-tjetrin. Do dalin me dy kandidatë dhe do humbasin”, tha Kume.
/e.d