Covid-19 i ka marrë jetën një 80-vjeçari nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, se 310 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 310 testime, ka 16 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit
8 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 310 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.
12 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë.
Janë 156 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka humbje jete me SarsCov2, një qytetar nga Tirana, 80 vjeç.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Mars 2023)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 310
Testime totale 2,042,781
Raste pozitive 333,608
Raste të shëruara 329,852
Raste Aktive 156
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 140
Fier 8
Vlorë 6
Durrës. 3
Shkodër. 1
Elbasan. 1
/s.f