Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zgjodhi një mënyrë të veçantë për të uruar 8 Marsin për gratë dhe vajzat që punojnë në Policinë e Shtetit.
Në numrat e tyre të celularit ka mbërritur një mesazh mëngjesin e sotëm, ku Çuçi i falënderon për kontributin që ato japin.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas dua të të falënderoj dhe të shpreh respektin për punën që po bën në Policinë e Shtetit. E çmoj shumë sakrificën dhe përkushtimin e përditshëm, një kontribut i vyer për vendin dhe të ardhmen tonë. Qofsh e lumtur sot e në më shumë vite të tjera. Gëzuar 8 Marsin! Sinqerisht, Bledi Çuçi”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Ministri i Brendshëm.
/a.r