Gjatë qëndrimit në Berlin, kryeministri Edi Rama vizitoi edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave është edhe stenda shqiptare.
Operatorët e ndryshëm turistik e njohën atë me interesin e madh që kanë shprehur vizitorët e huaj për ofertën turistike të Shqipërisë, teksa bën të ditur se rreth 80 për qind e kapaciteteve hoteliere në vend për muajt e verës janë rezervuar.
“Shqipëria në Panairin më të madh të Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë, investimeve publike e private, si edhe një armate të dinamike operatorësh turistikë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ai bën të ditur gjithashtu se në Prill, Tirana do të mirëpresë Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit.
/a.r