Një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me kallashnikov nënën e tij, SH.L. rreth 46 vjeçe. E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Selishtë të Dibrës në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r