Një skenë e paprecedentë është regjistruar së fundmi në një dasmë në Pendik të Stambollit, ku njerëzit e dhëndrit dhe ata të nuses janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar disa persona të lënduar.
Gjithçka ka nisur pas mosmarrëveshjes për këngën dhe vallen që do të kërcehet në pistë, ku debati verbal, ka degraduar në përdorimin e grushteve, shkelmave, por ku nuk munguan as karriget e tavolinat.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilat ndërhynë në kohë, duke bërë që situata të mos agravojë më tej. Një numër i lartë dasmorësh kanë përfunduar në polici, ndërsa ambulanca ka marrë të plagosur e i ka dërguar në spital.
Por, kjo nuk i pengoi nusen dhe dhëndrin që të shkojnë për muaj mjalti, ndërsa familjet vijojnë ankesat ndaj njëra-tjetrës, ku secila palë fajëson tjetrën për sherrin masiv.
/a.r
Merr vlerë thënia e vjetër, “Dy martohen, dyqind tërbohen”….