Dy shokët e ngushtë të Luiz Ejllit, Joni dhe Mario kanë zbuluar se çfarë komunikojnë me nënën e këngëtarit, me të cilën flasin për mikun e tyre dhe lojën brenda BBV.
Një nga shokët e Luizit tha se nënës së tij nuk i intereson fare gara, por shëndeti i djalit të saj.
“Me mamanë e vet flas shpesh, është njeri shumë i fohtë. Ajo do vetëm shëndetin e Luizit, pjesa e garës nuk i intereson. Të dali mirë e shëndosh thotë, mi thuaj nona të ndjek, ka mbesat që e ndjekin.
Unë mundohem ti them që tani Luizi ka marrë të tjera përmasa, nuk i bën përshtypje, vetëm thotë të dali mirë me shëndet”, tha ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Kujtojmë që familja e Luiz Ejllit jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këngëtari shpesh herë brenda shtëpisë është shprehur se nëse nuk del fitimtar nga BBV, ai do të shkojë të jetojë pranë tyre.
/e.d