Një sherr është raportuar mbrëmjen e djeshme mes dy të miturve në një bar kafe në Pogradec. Një 15-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij me thikë i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Si pasojë është vënë në pranga autori i mitur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua thika.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
/s.f