Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) kishin larguar Ayman Husseinin nga shtëpia e tij. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë ai dërgoi Përfaqësuesen e Irakut në futboll në Lojërat Olimpike “Rio de Janeiro 2016”. Hussein shënoi golin e fitores për Irakut në ndeshjen kundër Katarit, që kishte peshën e kualifikimit në Rio, duke bashkuar irakianët në një moment të rrallë të triumfit dhe duke u bërë yll në vendin e tij. Por, rrugëtimi i tij deri në Brazil ka qenë i karakterizuar me dhunën e njëjtë dhe shpërnguljen që ka prekur jetët e aq shumë njerëzve në Irak, shkuran AP, përcjell “Koha Ditore”. Hussein dhe familja e tij braktisën shtëpinë në një fshat në periferi të qytetit verior Kirkuk, derisa ISIS-i nisi pushtimin në veri dhe perëndim të Irakut në verën e vitit 2014. Vëllai i tij, që punonte me policinë lokale, ishte kapur peng nga ekstremistët dhe nuk është dëgjuar për të që nga atëherë.