Ish-Drejtuesi i lartë i Policisë, Gjergji Jorgo, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim, e cila shpreh ngushëllimet për familjarët e policit të ndjerë.
Ai punoi në Polici nga viti 1991 pa ndërprerje deri në vitin 2013. Jorgo ka mbajtur postet e Inspektorit, Shefit të Komisariatit, Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Korçë.
Njoftimi i plotë:
Tronditës lajmi i kobshëm për ndarjen e beftë dhe të parakohshme të Drejtuesit të Parë Gjergji Jorgo.
Kolegu dhe miku jonë, i shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm Policisë së Shteti nga viti 1991 pa ndërprerje deri në vitin 2013 me largimin e padrejtë nga detyra.
Gjergji ka ngritur shkallët e karrierës së tij policore përmes performancës së tij në mënyrë graduale nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë. Me pozicione të ndryshme si më kryesore: Inspektor, Shef Komisariati, Zv/Drejtor deri në Drejtor i Policisë Qarku Korçë.
Humbëm sot një qytetar, koleg, mik, profesionist dhe familjar model.
I shprehim ngushëllimet më të ndjera Zonjës së tij Juli, vajzës Elona dhe djalit Gerti. Ngushëllime gjithë të afërmve dhe miqve të tij.
Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar!
Shpirti i tij u prehtë në paqe! /m.j
Ciles polici i ka sherbyer asaj para 90-tes kur mbaroi shkollen e larte te .Min Brendeshme apo asaj te Sales pas 90-tes si shef komisariati Nr2 dhe qe kur takonte ish shoket e shkolles se Min.Brendshme ,koleget e tij te perjashtuar ne Saliu ju thoshte ,komunista te ndyre ,plumbin ballit do merni.Ky ishte Gjergj Jorgo ose Xilla sic i therisnin shoket