Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga aksidenti i rëndë në Larisa, ku dy trena u përplasën kokë më kokë, ende janë dy trupa të paidentifikuar.
Ndër familjet që presim me ankth një lajm, është dhe ajo e 23-vjeçares shqiptare, Erieta Molko.
Familjarët e të resë presin një verifikim të trupit të pajetë të vajzës së tyre. Po ashtu po kërkohet dhe për trupin e pajetë të një të riu nga Bangladeshi.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 mars, ku pas përplasjes së dy trenave, mbetën të vdekur të paktën 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.
/s.f