Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve (DEA) njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.
“DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: al*****************@st***.gov”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Sipas njoftimit, të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, përfundon njoftimi i ambasadës.
/a.r