Mjeku i njohur Vasil Llajo është nderuar nga Bashkia e Sarandës me “Certifikatën e Mirënjohjes”.
I njohur edhe për humanizmin e tij, në motivacion Bashkia shprehet se Llajo ka ndihmuar në rinovimin tërësor të Muzeut të Gjimnazit “Hasan Tahsin”.
“Keni mirënjohjen time dhe të të gjithë brezave të nxënësve e mësuesve të kësaj shkolle me histori 63-vjeçare, që falë jush, memorizohet në këtë muze i cili është pjesë e shndritshme e kujtesës së qytetit të Sarandës” – shprehet kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma në certifikatën e dhënë.
Vasil Llajo njihet gjithashtu për publikun si mjeku vizionar që ka themeluar edhe laboratorin e njohur “Intermedica”.