Flavio Briatore është një nga sipërmarrësit më të njohur jo vetëm italianë, por edhe në botë. I bërë i famshëm nga zbulimi i Michael Shumacherit, me të cilin fitoi dy kampionate të Formula 1 me Benneton, prej vitesh ai është i njohur për brandet botërore turistike si Billionaire, Twiga, Cipriani, Crazy Pizza, emra që mbledhin pasanikët e të gjithë botës nga Montecarlo në Sardegna, nga Kenia në Katar, Londër, Paris e Riad, Flavio Briatore është edhe një personazh mjaft i famshëm televiziv dhe në rrjetet sociale.
Në Itali është një nga fytyrat më popullore në televizione por edhe material për komedianët që e kanë personazh kryesor të parodive të tyre. Me një fjalë, është një nga njerëzit me më shumë influencë në botë.
Këtë fundjavë, ai ka qenë në Tiranë, ku është takuar në me Kryeministrin Edi Rama, që e ka ftuar për një drekë, të cilën, Briatore e tregon në një video në Instagram. Briatore, thekson në video se Shqipëria po bëhet një vend shumë modern. Ai është emëruar së fundmi si Brand ambassador në Formula 1, ku kryeesisht lobon për vende dhe fonde për kampionatin botëror të automobilizmit më popullor në botë.
View this post on Instagram
/s.f