Përmes një postimi në rrjetin social, Kryeministri Edi Rama ka sjellë një sërë fotosh të bulevardit të restauruar të qytetit të Fierit. Kryeministri shkruan se falë programit për Rilindjen Urbane, Fieri tashmë gëzon një bulevard të ri, me hapësira të shtuara publike për këmbësorët dhe biçikletat si dhe godina të restauruara.
“Bulevardi i ransformuar i Fierit ku përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane është krijuar një hapësirë publike tërësisht e re për këmbësorët dhe biçikletat, janë restauruar të gjitha godinat ekzistuese , si edhe është rritur ndjeshëm vlera e apartamenteve dhe njësive tregtare.”- shkruan Rama në Facebook.