Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, pritet që të vizitojë ditën e sotme Tiranën. Ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Frederiksen pritet që të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:30 ku do të mirëpritet në aeroport nga Kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka dhe ambasadorja shqiptare në Danimarkë, Elida Petoshati.
35 minuta më vonë ajo pritet që të shkojë në Kryeministri ku do të takohet me kreun e qeverisë. Pas takimit kokë më kokë mes dy homologëve pritet që të zhvillohet një konferencë për shtyp.
Takimi zyrtar i kryeministres daneze pritet që të përfundojë pas orës 12:05 pas një dreke zyrtare mes dy delegacioneve.
/a.r