Hidhet në liqen një grua në Pogradec. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, në lagjen nr.3.
Ng ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec.
Sapo kanë parë skenën, kalimtarë të rastësishëm janë hedhur në ujë dhe i kanë shpëtuar jetën.
Më pas në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulamca.
Gruaja u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende mbeten mister shkaqet që e detyruan atë të hidhet për tu mbytur në liqen.
/s.f