Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Gjithomonë Beniada është pyetur nga ndjekësit nëse do të jetë përsëri pjesë e këtij edicioni të dytë të “BBV2” e pas hyrjes së bujshme të Sabianit mbrëmjen e djeshme gjatë ‘Prime-i’ dyshimet janë shtuar edhe më shumë. E ditën e sotme Beniada ka dhënë një përgjigje publike duke thënë se nuk do të jetë pjesë më e “BBV” sepse për të disa eksperienca shijohen një herë në jetë.
Nuk futem në “BBV2” se eksperiencën më të bukur e kam perjetuar dhe mendoj që të gjitha ato që përjetohen në maksimum bëhen një herë në jetë, nuk ka kuptim ta ripërsërisësh…
Beniada shpesh jep mendimin e saj në lidhje me situata të ndryshme shoqërore në vendin tonë e së fundmi bukuroshja si një ish-banore e “BBV1” ka dhënë mendimin e saj në lidhje me lojën e banorëve këtë edicion të dytë. Për Benin ajo çfarë konkurrentët duhet të bëjnë është ta shijojnë më shumë eksperiencën e tyre, të heqin dorë nga strategjitë dhe të tregojnë më të mirën e vetes së tyre.
/s.f