Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur kundër një koalicioni të kësaj force politike me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, për zgjedhjet e 14 majit.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Sula u shpreh se kjo do të ishte skandaloze dhe se do të krijoheshin dy parti të majta.
Sipas Sulës, kandidatët e dalë nga Primaret e Sali Berishës, duhet të kandidojnë me logon e Partisë Demokratike.
“A është Partia Demokratike aty? Këtë nuk e kuptoj. Partia Demokratike është aty. Të gjithë kandidatët e Primareve të kenë logon e Partisë Demokratike.
Po e shkatërroni me duart tuaja, do kemi dy parti të majta. Nuk do kemi Parti Demokratike, do ikin të gjithë te LSI-ja”, theksoi ai.
/a.r