Ekonomia private në Kinë luan një rol të rëndësishëm në promovimin e inovacionit dhe krijimin e vendeve të punës.
Duke vënë në dukje se ekonomia private e Kinës ka hasur në vështirësi për shkak të COVID-19, Konferenca vjetore e Punëve Ekonomike Qendrore theksoi se Kina do të konsolidojë dhe zhvillojë sektorin publik, por do të inkurajojë, mbështesë dhe udhëheqë edhe zhvillimin e sektorit privat. Trajtimi i barabartë i ndërmarrjeve shtetërore dhe atyre private inkurajon rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe ndërmarrjeve private.
Në vitin 2022, Komiteti për Çështjet Ekonomike pranë Komitetit Kombëtar të KKPPK-së formuloi një raport të posaçëm pas kryerjes së një mbikëqyrjeje nëse mjedisi i biznesit është përmirësuar. Raporti përfshin pyetjet me të cilat ndërmarrjet janë përballur gjatë zhvillimit të tyre.
Në këtë periudhë Kina po përballet me kushte të favorshme për stabilizimin e punësimit në vitin 2023.
Presioni mbi punësimin është relativisht i madh, me numrin e të diplomuarve në universitete që pritet të arrijë një rekord prej 11.5 milionë në vitin 2023. Ndërkohë, ka një të hendek midis aftësive dhe cilësive të punëkërkuesve dhe kërkesave të tyre për punë.
Në vitin 2022, Komisioni për Çështjet Ekonomike pranë KKPPK-së ka kryer hulumtime për krijimin e mundësive për punë, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve individuale.
/e.d