Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet vendore vijon të zhvillojë takimet me qytetarët, ndonëse një ditë më parë Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë grupit të Ekelejd Alibeajt.
Teksa ka ndarë disa foto nga takimet, Këlliçi i cili nuk futet dot në garën elektorale me logon e Partisë Demokratike, thotë se do vazhdojë takimet deri në fshatin më ta largët. Ai shkruan se vulën do e vendosin shqiptarët më 14 maj.
“Unë me ekipin tim do të shkojmë në fshatin më të largët, deri ku të gjejmë shtëpinë e fundit të banuar, për t’i dhënë mundësinë çdokujt të dëgjohet. Vulën e vënë shqiptarët më 14 maj”, shkruan Këlliçi.