Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadili duke komentuar sondazhit e “Barometrit” në Euronews Albania, deklaroi se e keqja më e madhe, është fakti që liderët e opozitës janë refuzuar mbi 70%.
Sipas ti, njerëzit vazhdojnë të votojnë për kryeministrin Edi Rama, pasi e shohin atë si të keqen më të vogël.
“Informacioni që ne disponojmë këtu, është një pranim 47% dhe refuzim rreth 50% për Ramën dhe e keqja më e madhe është që të gjithë liderët e opozitës janë refuzuar mbi 70%. Prandaj vazhdojnë njerëzit dhe votojnë Ramën, si e keqja më e vogël ndoshta”, theksoi ai.
Vlerësimi për Edi Ramën
49.7% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për Edi Ramën, ndërsa 47.3% kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 3% e tyre refuzojnë të përgjigjen.
70.4% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa 26.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 2.8% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Lulzim Bashën
76.7% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-liderin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa 20.2% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 3.1% e tyre refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Ilir Metën
87.6% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-presidentin Ilir Meta, ndërsa 8.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 3.6% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Enkelejd Alibeajn
72.1% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për Enkelejd Alibeajn, ndërsa 20.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 7.1 % e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.
/s.f