Bylykbashi: Nuk ka asnjë lloj ekuivoku. Ky vendim i sotëm, i marrë në mëmnyrë të hapur me presion të Ramës. Ishte dhe sot në sallë presioni mbi gjykatën. Është një vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet. Ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur legjislatori duke pranuar ankimin e një pale që nuk përbën as minorancë në PD-në. Por i ka shërbyer vetëm një qëllimi, përpjekjes së Edi Ramës për të mos pasur një opozitë të vërtetë. Për më shumë se një vit, ka treguar vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Edi Ramën. Sot, gjykata zhbëri 11 dhjetorin, atë Kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen që anëtarët me votë kanë demonstruar se kush është vullneti i demokratëve. Vendim që shënon një ditë të zezë për politikën shqiptare, ka vendosur një precedent, me vendim gjykate u vra demokracia.
Si do regjistrohet në zgjedhje zoti Berisha>?
Unë bëra komentin për këtë vendim. Çdo hap tjetër, do merret nga instancat kolegjiale të PD-së, jo nga ato që ka vendosur kryeministri Rama. Do të marrin vendime organet e PD-së dhe sigurisht populli opozitar ishte sot në shesh. Ajo që kemi anonçuar, në lidhje me përpjekjen tonë për të çuar demokracinë përpara, nga tani e tutje.
Vijon…
/e.d
Opozita nuke jeni ju,ju jeni nji bande qe komandoheni nga kumunstat,spiunte e hajdutet qe keni placikite te gjitha pasurite e vendit.Ju jeni fatkeqsia e Kombit,jeni jashtqitja e popullit shqiptare,ju duhet te ishit ne burga,tju merreshin pasurite e parate,ju jeni vrases.