Tashme Berisha, e ka shume te veshtire qe te regjistroje te gjithe kandidatet e zgjedhur permes “primareve” duke filluar me ate te Tiranes, Belind Kellici, vazhduar me te Durresit Igli Cara, te Elbasanit Luçiano Boçi dhe te gjithe kandidatet e tjere te prezantuar deri me tani.
Ne kushtet kur dhe Ilir Meta e ka regjistruar dje Partine e Lirise te cilen e drejton, dhe dalja me nje koalicion mbetet e pamundur per Berishen, qe te fuse ne gare kandidatet e “Rithemelimit”.
Shansi i mbetur per Berishen eshte ose te futet ne koalicion te ri me Mediun dhe Ndoken, ose te fuse kandidatet e vet nen siglen e PL te Metes, dhe te shuhet si grupim politik./m.j