Më pak se 24 orë nga aksidenti në minierën e Tropojës, një tjetër aksident ka ndodhur nën tokë, këtë herë në Mat.
Një 52-vjeçar është plagosur rëndë në minierën e Matit.
I plagosur ka mbetur shtetasi Medi Velsula i cili ishte duke punuar në galeri.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë shkëputja e një masivi, duke e zënë poshtë 52-vjeçarin.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.