Avokatja Adriana Kalaja ka folur pak orë pas përfundimit të protestës së Berishës në Report Tv. E pyetur nga gazetari Nertil Agalliu, Kalaja komentoi vendimin nga Apeli ndërsa shtoi se ankimimi i Alibeajt për vendimin e Zhukrit është i pa vlefshëm pasi autorizimi i Bashës është i pavlefshëm nga mungesa e tagrit.
“E ka çuar një person me emrin Enkelejd Alibeaj i cili nuk është as kryetar asgjë. Nuk e lejon as statut i datës 17 korrik 2021 dhe as 18 dhjetori 2021 që të jetë ai në krye. Zoti Alieaj që ka ankimuar vendimin nduke mos qenë palë ka përdorur si argument ka përdorur si argument një autorizim të Bashës. Duhet të informojmë publikun që ky autorizim s’ka tagër sepse Basha duke dhënë dorëheqjen ka hequr edhe këtë tagër të tij.”- thotë Kalaja.
Sa i takon pranisë së përfaqësuesve të ambasadës amerikane, Kalaja tha se duhet të distancohen, madje e ka cilësuar edhe si gafë.
“Ambasada amerikane duhet të distancohet sesi përfaqësues të ambasadës shkojnë të marrin pjesë në gjykim për një parti politike. S’kanë asnjë arsye, e dënoj me shumë forcë.
Ka bërë një gafë të madhe, është një akt i turpshëm.”- tha Kalaja.
Por praninë e të rinjve të FRPD-së dhe të Rudina Hajdarit në Apel, Kalaja e sheh si normale.
“FRPD kanë shkuar aty dhe kanë bërë gjënë më normale ashtu sikurse edhe Rudina Hajdari. Këtë deshte Rama, ta çonte në Gjykatë protestën, por ne vepruam me pjekuri politike. Ne bëmë një protestë, vetëm kundër Edi Ramës.”- tha Kalaja.
/e.d